Rreth 36 persona të vrarë nga sulmi vetëvrasës në Afganistan

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 13:21 | Nga

Shifra e të vdekurve nga një sulm vetëvrasës me bombë në provincën Nangarhar të Afganistanit ka arritur në 36.

Najibullah Kamawal, drejtor i Departamentit të Shëndetësisë, tha se 65 persona të tjerë janë plagosur në sulmin që kishe cak luftëtarët që po festonin Fitër Bajramin.

Attaullah Khogyani, zëdhënës nga kjo provincë, i tha Radios Evropa e Lirë së disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Agjencia e lajmeve Amaq, që është e lidhur me Shtetin Islamik, deklaroi se grupi ekstremist IS ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Provinca Nangarhar është baza kryesore e militantëve të Shtetit Islamik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme