Rreth 80 milionë fëmijë s’janë vaksinuar sherri i Coronavirusit

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Rreth 80 milionë foshnje nuk kanë marrë vaksinat kundër sëmundjeve, përfshirë difterinë, linë dhe poliomielitin, si rezultat i pengesave në sistemet shëndetësore të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të OBSH-së dhe partnerëve të vet, sigurimi i imunizimit për fëmijët nën një vjeç është penguar në së paku 68 shtete, duke shkaktuar pengesa që s’janë parë në programet e vaksimit që nga vitet e ’70-a.

Më shumë se gjysma e 129 shteteve, nga ku u morën të dhënat, raportuan pengesa nga shkalla e moderuar në të rëndë, ose pengesë totale në shërbimet e vaksinimit gjatë periudhës mars-prill 2020, ka thënë OBSH-ja në një njoftim të premten.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se “imunizimi është një nga parandalimet më të fuqishme dhe fondamentale në histori të shëndetit publik”.

“Pengimi i programeve të imunizimit nga pandemia COVID-19 kërcënon prishjen e progresit me dekada me vaksinat parandaluese kundër sëmundjeve”, ka thënë ai.

Të ngjashme