Rreth 80 persona pjesë e një ahengu në Skenderaj, shoqërohet në polici pronari i lokalit

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Rreth 80 persona dje janë mbledhur në një lokal në Skenderaj, duke mosvepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Me këtë rast është shoqëruar në polici pronari i lokalit, bën të ditur Policia.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar një aheng, ku ishin rreth 80 persona prezent. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë PK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme