Rrezikohet mbyllja e medieve shkaku i pandemisë, Instituti bën thirrje për lirim nga taksat

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 12:06 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Medies në Kosovë (IMK) në bashkëpunim me kompaninë “D@D”, kanë prezantuar hulumtimin “Efekti i pandemisë Covid-19 në mediet e Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

Fazli Veliu, kryetar i bordit të Institutit të Medieve, tha se pandemia ka preku mediet sa i përket të ardhurave.

Sipas tij, shumë medie lokale rrezikojnë të mbyllen, për çka ka kërkuar mbështetjen e Qeverisë.

Mos përfshirjen e gazetarëve në Pakon Emergjente ai e ka quajtur gabim, ngase siç thotë ai gazetarët ishin më të ekspozuarit gjatë kësaj kohe, raporton EO.

Madje ai u ka bërë thirrje institucioneve që për mediet të lirohen nga taksat për vitin 2020.

“Kemi bërë një hulumtim se sa humbej i ka shkaktuar Covid-19 medieve. Ndikimi i pandemisë ka prekur shumë mediet, dhe kanë qenë gazetarët më të ekspozuarit. Gazetarët janë heronjtë, të cilët rrezikuan jetën gjatë pandemisë”.

“Hulumtimi flet për gjendjen e medieve gjatë pandemisë. U bëjnë thirrje Qeveria që të futen në Pakon Emergjente në kategorinë ku janë mjekët dhe Policia me nga 300 euro”.

“Qeveria nuk i përfshiu gazetaret në këtë kohë pandemie. IMK-ja u bën thirrje Qeverisë të lirojë nga taksa për vitin 2020. Mediet lokale janë në rrezik dhe të mbyllen rreth 15 medie”.

“Qeveria duhet të marrë seriozisht dhe të mbështesë ekipin e medieve që kanë raportuar. Qeveria duhet ta heqë taksën për licencë në mënyrë që të shpëtohen mediet. Tash e 3 muaj ka medie që nuk kanë marketing, sepse burimi kryesor i tyre është marketingu”.

Safet Fazliu, nga “D@D”, tha se shifrat e dala nga hulumtimi janë shqetësuese për rrezikun e mbylljes së medieve.

“Janë anketuar 92 kompani mediale duke përfshirë TV, radio, portale dhe të gjitha llojet e medieve. Krahas anketimit online është bërë edhe një ‘desk research’ për të parë ndikimin nga pandemia”.

“97.7 për qind e medieve janë deklaruar se Coronavirusi ka ndikuar në punën e tyre. 38 për qind e medieve janë obliguar ta reduktojnë stafin e tyre”.

“Hulumtimi na tregon qartë se mediet janë në rrezik dhe të mbyllen disa mediume që operojnë që nga paslufta është për të ardhur keq. Mbyllja e medieve nuk është alternativë”.

Ndërsa Agron Gashi, tha se 97% e medieve janë prekur si pasoj e Coronavirusit dhe rrezikohen për tu mbyllur.

Të ngjashme