Një aeroplan luftarak rus i tipit Su-30SM është rrëzuar në rajonin e Kaliningradit, ndërsa të dy pilotët kanë mbijetuar, por kanë pësuar lëndime.
Sipas raportimeve paraprake, incidenti ka ndodhur në enklavën ruse të Kaliningradit, e cila ndodhet mes Polonisë dhe Lituanisë, në brigjet e Detit Baltik.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura rrethanat e sakta të rrëzimit dhe as shkalla e lëndimeve të pilotëve.
Su-30SM është një aeroplan luftarak shumëfunksional i prodhimit rus, i projektuar për realizimin e misioneve ajrore, si dhe për sulme ndaj objektivave tokësore dhe detare.
Autoritetet ruse ende nuk kanë dhënë hollësi të plota për incidentin, ndërsa mbetet e paqartë nëse rrëzimi është shkaktuar nga ndonjë defekt teknik apo nga faktorë të tjerë.