Rrëzohet aeroplani me 157 udhëtarë

Prishtinë | 10 Mar 2019 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Një aeroplan i tipit “Boeing 737” i kompanisë së fluturimeve “Ethiopian Airlines” është rrëzuar gjatë fluturimit nga Adis Ababa në Nairobi të Kenias.

Agjencitë e lajmeve kanë raportuar se në këtë aeroplan ndodheshin 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.

Kryeministri i Etiopisë, Abiu Ahmed, i ka ngushëlluar familjarët e udhëtarëve, duke thënë se i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ata që i kanë humbur njerëzit e dashur.

“Është konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në orën 8 e 44 minuta sipas kohës lokale”, ka thënë një zëdhënës i kësaj kompanie, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme