Rrëzohet një aeroplan udhëtarësh në Afganistan

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se një aeroplan i udhëtarëve është rrëzuar në pjesën lindore të Afganistanit.

Një zëdhënës rajonal tha për mediet lokale se aeroplani i kompanisë “Ariana Airlines” u rrëzua në distriktin Deh Yak, në jugperëndim të Kabulit.

Një aeroplan i kompanisë “Ariana Airlines”

Ky zëdhënës tha se aeroplani është rrëzuar dhe është përfshirë nga flakët për shkak të problemeve teknike, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Ai nuk dha hollësi të tjera për viktimat e mundshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme