Rrëzohet shtatorja e aktivistit afro-amerikan

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Një shtatore e aktivistit afro-amerikan, Frederick Douglass, skllav i dikurshëm që jetoi në shekullin 19, është rrëzuar në shtetin e New Yorkut.

Duket se shtatorja është rrëzuar më 5 korrik, në përvjetorin e mbajtjes së një fjalimi prej Douglasit, në vitin 1852, shkruan BBC.

Gjatë atij fjalimi, aktivisti pat thënë se festimet e Ditës se Pavarësisë ishin turp, në një shtet i cili ende i robëron qytetarët e saj afro-amerikanë.

Shtatorja e tij në qytetin Rochester mund të jetë sulmuar si hakmarrje për shkak rrëzimit të shtatoreve të personave që kishin qenë të lidhur me skllavërinë, thanë aktivistët.

Javët e kaluar, shtatore të shumta janë rrëzuar në SHBA, teksa po rritet presioni ndaj autoriteteve që të heqin monumentet që janë të lidhura me skllavërinë dhe kolonializmin.

Të ngjashme