Rrëzon shtyllën elektrike në arë, e arreston Policia

Prishtinë | 05 Tet 2016 | 12:32 | Nga

Një qytetar vushtrrias në shenj revolte ka rrëzuar shtyllën elektrike, duke këputur edhe telat që i binin sipër arës së tij.

Sipas Policisë, rrëzimin e shtyllës elektrike e ka bërë pasi që telat kishin rënë shumë poshtë arës së tij, por që punonjësit e KEDS-it nuk kishin mundur ta evitonin këtë problem.

Pas këtij veprimi, Policia ka arrestuar personin me të cilin merret Prokuroria.

“Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar KEDS-in që t’i largojë disa tela të rrymës të cilët kishin rënë shumë poshtë arës së tij, mirëpo njësit e KEDS-it nuk kanë mundur ta evitojnë këtë problem dhe i dyshuari në shenjë revolte ka këputur telat si dhe ka rrëzuar një shtyllë elektrike. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme