Rrihen katër persona në Ferizaj, rasti po hetohet

Prishtinë | 15 Qer 2026 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë rrahur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:10, në Ferizaj.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur –rrahur mes vete katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në QKUK. Tre të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Të ngjashme