Rrihen mes vete dy të dehur, pësojnë lëndime trupore

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 10:48 | Nga

Janë arrestuar dy persona në Pejë, pasi që të njëjtit në gjendje të dehur janë përleshur fizikisht në mes vete.

Gjatë përleshjes njëri prej të dyshuarve ka përdorur një armë zjarri e cila ka shkrepur në dysheme.

Të dyshuarit kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Njësiti policor ka konfiskuar armën me një karikator me katër fishekë dhe një gëzhojë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme