Tremujori i dytë i vitit 2016 ka sjellë më shumë investime në ekonominë shqiptare se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Vlera e këtyre investimeve sipas Bankës së Shqipërisë arrin në 240 milionë euro, që nënkupton 22% më shumë se viti i kaluar.
Sipas BSH rritja më e madhe është në sektorin e energjetikës, hidrokarbureve, ndërtimit dhe telekomunikacionit. Megjithatë kontribuuesi kryesor mbetet projekti i gazsjellësit TAP, i cili ka ndikuar më tepër në rritjen e investimeve të huaja.
Stokun më të lartë të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) e zë sektori i “Energjetikës” me rreth 60% të të ardhurave, i ndjekur nga sektori i hidrokarbureve me 15%. Në vend të tretë renditet sektori i ndërtimit, i cili sjell 4% të të ardhurave të IHD-së.