Rriten rastet e dhunës në shkolla, Nagavci kërkon shtim të inspektorëve

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 12:14 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjish dhe Inovacionit, Arbёrie Nagavci, ka njoftuar se gjatë periudhës 2021-2022 janë raportuar 20 raste të dhunës në shkolla. Ndërsa sfidë për këtë institucion është numri i vogël i inspektorëve, ku janë vetëm 28 inspektorë, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione për rastet e dhunës nëpër shkolla, si dhe masat e ndërmarra nga ana e institucioneve kompetente.

Ajo tha se kanë bërë kërkesa edhe për 83 inspektorë për shkak te numri te vogël të tyre në kuadër të MASHTI-t.

“Aktualisht janë 28 inspektorë dhe ne kemi bërë kërkesën për 83 inspektorë. Konkursi ka qenë i hapur. Vizitat në terren janë shumë të shpeshta edhe nga ana ime por edhe nga ana e Ministrisë”, tha Nagavci.

“Ndonëse janë bërë hapa pozitivë në raportimin e dhunës në shkolla, ka ende të dhëna që nuk janë të raportuara. Gjate periudhës 2021-2022 janë raportuar 20 raste të dhunës në shkolla”, ka thënë Nagavci.

Tutje, ministrja e Arsimit tha se janë në finalizim të grupit punues në mënyrë që të harmonizojnë veprimet për të ofruar ambient të sigurt për nxënësit në shkolla.

“Ne kemi mbajtur takime me përfaqësuesit e drejtorive komunale të arsimit dhe qëllimi ka qenë për raportimin e rasteve të dhunës që po ndodhin në shkolla. Së fundi kemi punuar ngushtë edhe me inspektoratin e arsimit që të rritet mbikëqyrja dhe llogaridhënia”, tha ajo.

E para e Arsimit në Kosovë tha se prioritet i kanë dhënë ndërtimit të çerdheve, për të cilat tha se kanë ndarë një buxhet prej 5 milionë euro.

E deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pyeti nëse kanë marrë ndonjë hap konkret që çdo shkollë të ketë nga një psikolog.

Nagavci tha se kanë krijuar politika të mira të cilat i trajtojnë fëmijët recidivist. Ajo tha se është ndarë buxhet për 520 staf psikolog, ndërsa staf profesional janë 146”

Nagavci në përgjigjjet e saj tha se bashkëpunimi me inspektor është i shtuar në aspekt të adresimit të rasteve që kanë të bëjnë me sigurinë e fëmijëve.

“Gjatë vitit të kaluar kemi shpërndarë 200 mijë euro për organizatat e shoqërisë civile që punojnë me fëmijët dhe nxënësit në shkollaMinistria e Arsimit harton politika te cilat zbatihen nga komunat”, tha Nagavci.

Të ngjashme