Rritet evakuimi i rebelëve, rreth 70% e Ghouta-s Lindore nën kontrollin e qeverisë siriane

Prishtinë | 25 Mar 2018 | 10:40 | Nga

Grupet rebele siriane janë tërhequr nga më shumë qytete në Ghouta Lindore, pasi qeveria po thellon okupimin në enklavën jashtë Damaskut.

Autobusët që transportonin luftëtarë, familjet e tyre dhe të tjerët u larguan nga zona të shtunën mbrëma, duke lënë qytetin e Doumës si bastionin e fundit të mbajtur me rebelë, njofton Klan Kosova.

Evakuimet ndoqën një marrëveshje midis forcave qeveritare dhe një grupi rebel lokal, Faylaq al-Rahman.

Rreth 70% e Ghoutas Lindore tani është nën kontrollin e qeverisë.

Qindra njerëz janë vrarë qëkur forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga ushtria ruse, nisën një ofensivë në territorin e mbajtur nga rebelët muajin e kaluar.

Në javët e fundit, ata kanë ndarë Ghouta Lindore në tre zona të veçantë, duke i detyruar rebelët për të negociuar tërheqjet, thekson BBC.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme