Rritet konsumi i energjisë, mbi 3.5 milionë euro import për dy ditë

Prishtinë | 13 Dhj 2024 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Vetëm për sot dhe një pjesë për ditën e nesërme KESCO ka importuar energji elektrike mbi 3.5 milion euro për shkak të zvogëlimit të prodhimit në mënyrë të papritur nga prodhuesi vendor dhe rritjes së konsumit që sipas KESCO-s, po shkon mbi 1100 MWh.

“Padyshim, që në këto rrethana kur kërkesa për konsum është më e lartë, këtë gep mes kërkesës dhe prodhimit vendor ne duhet ta importojmë për të siguruar furnizim për konsumatorët tanë”, thuhet në njoftimin nga KESCO.

Ndërkaq, që nga fillimi i këtij muaji, KESCO ka bërë të ditur se importoi mesatarisht 1.5 milionë euro për çdo ditë.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që ta kursejnë energjinë elektrike.

Të ngjashme