Rritet nafta në Shqipëri

Prishtinë | 09 Maj 2026 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Transparencës ka publikuar të shtunën çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 182  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora  14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Të ngjashme