Rritet në 10 numri i viktimave në aksidentin Shkup-Tetovë, 4 të tjerë në gjendje të rëndë

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Numri i viktimave ka arritur në 10, ndërsa më shumë se 20 persona janë dërguar në spitalet e Shkupit. Shkaqet ndonëse nuk dihen akoma, por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs, në fshatin Llaskarcë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, duke lënë kështu 8 viktima dhe shumë persona të lënduar.

Ndërkohë drejtori  i Emergjencës në Qendrën Klinike në Shkup, Ilir Asani ka konfirmuar se që nga ora 18:30 gjithsej 5 pacient janë transportuar ne spitalin “Nënë Tereza” prej të cilëve 4 janë në gjendje të rëndë kritike, mes tyre edhe një grua shtatëzënë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme