Të paktën 147 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në shtetet Karnataka, Kerala dhe Maharashtra të Indisë.
Lajmin e kanë konfirmuar ekipet e shpëtimit të cilat janë duke i evakuuar njerëzit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë shkaktuar nga të reshurat e mëdha të shiut, gjë që kanë detyruar mijëra njerëz të strehohen nëpër kampe.