Universiteti i Prishtinës njofton kandidatët të cilët kanë aplikuar në afatin e parë të konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore-baçelor, për vitin akademik 2019/20, se numri i studentëve të pranuar në programet e studimit “Mjekësi e Përgjithshme” dhe “Infermieri” është rritur.
Fakulteti i Mjekësisë:
Në programin e studimit “Mjekësi e përgjithshme”, numrit aktual prej 150 studentëve të paraparë për pranim, i shtohen edhe 75 studentë të rinj nga listat e kandidatëve të papranuar (duke përfshirë kuotat e rezervuara), e të cilët kanë kaluar pragun e kalueshmërisë në bazë të renditjes së pikëve të përgjithshme nga lista e publikuar në ueb-faqen e Fakultetit të Mjekësisë.
Numri i përgjithshëm i studentëve që do të pranohen në Fakultetin e Mjekësisë, programi-Mjekësi e përgjithshme nuk guxon të kaloj 225 studentë.
Në programin e studimit “Infermieri”, numrit aktual prej 50 studentëve të paraparë për pranim i shtohen edhe 59 studentë të rinj (duke përfshirë kuotat e rezervuara).
Meqenëse në Programin e studimit “Infermieri”, kanë mbetur të paplotësuara disa vende për arsye të mos kalimit të pragut të kalueshmërisë, vendeve të pa plotësuara i shtohen edhe 59 vende tjera, të cilat do shpërndahen në bazë të përqindjeve të parapra dhe do të publikohen në Konkursin plotësues.
Numri i përgjithshëm i studentëve që do të pranohen në Fakultetin e Mjekësisë, programi-infermieri nuk guxon të kaloj 109 studentë.
Regjistrimi i kandidatëve si më sipër do të bëhet ditën e Hënë me datë 9.09.2019 nga ora 9:00 deri në ora 15:00, në Administratën Qendrore të UP-së (ndërtesa e Bibliotekës Qendrore Universitare).