Është rritur për 68 përqind numri i vdekjeve nga COVID-19 në Angli, duke arritur kështu nivelin më të lartë që nga muaji prill.
Të dhënat zyrtare nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) e Anglisë kanë zbuluar se 183 vdekje janë regjistruar për vetëm shtatë ditë.
Një total prej 154 mijë e 334 vdekjesh kanë ndodhur në këtë shtet, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Numri më i lartë i vdekjeve që ndodhën në një ditë të vetme ishte 1 mijë e 483 me 19 janar.
Të dhënat e fundit vijnë një ditë pasi Anglia festoi ‘Ditën e Lirisë’, e cila shënoi lehtësimin e masave antiCOVID-19.