Numri i të vdekurve, pas cunamit të shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit Anak Krakatau, në Indonezi është rritur në të paktën 429, raporton BBC.
Të shtunën valë gjigante u përplasën në qytetet bregdetare në ishujt e Sumatra dhe Java, transmeton Koha.net.
Mendohet se aktiviteti vullkanik shkaktoi rrëshqitjen e dheut nën det, që krijoi më pas valët vdekjeprurëse.
Rreth 150 të tjerë janë të zhdukur aktualisht, e më shumë se 16 janë shpërngulur.
Banorët bregdetarë janë paralajmëruar të qëndrojnë larg plazheve për shkak të frikës se mund të shkaktohet edhe ndonjë cunami i ri.