Disa djem nga rrethina e Oseçinës (Serbi) gjatë viteve të fundit kanë gjetur fatin e tyre duke u martuar me vajza nga Shqipëria. Shembull janë Lindita dhe Dragani nga fshati Gunajci te Oseçina, të cilët tash dy vjet jetojnë në bashkëshortësi të lumtur, shkruan B92 i Beogradit, transmeton Koha.net.
Një takim ka mjaftuar për Linditën e Draganin që ata të parapëlqejnë të kalojnë bashkë pjesën tjetër të jetë së tyre. Dragani kishte marrë vesh për Linditën përmes një shoku, derisa kishte qenë te e motra në Pozhegë. Menjëherë kishte udhëtuar për ta njohur.
“Ai erdhi aty dhe shkuam në dhomë. Aty biseduam. Atëherë shkëmbyem numrat e telefonave. Pastaj unë u ktheva në Shqipëri. U dëgjuam disa herë dhe pastaj ai kërkoi të vinte te ne. Unë pyeta vëllanë e nënën, dhe ata pranuan të vinte”, rrëfen Lindita.
“Unë shkova atje dhe mora fjalën për të. Pastaj pritëm 15 ditë, meqë kjo është procedura e tyre, e mandej unë me babain tim shkuam ta marrim nusen”, rikujton Dragani.
Distanca 900 kilometra nuk përbënte pengesë, as gjuha, as besimi. Ishte në mes dashuria që ndërtoi respektin, i cili sot, dy vjet më pas, përbën shtyllën e familjes.
“Unë jam tepër i kënaqur. Më duket se në rajon nuk do të mund të gjente një personalitet të tillë. Dragani im është shumë i lumtur. Është më i lumtur sesa peshon që e ka gjetur atë”, tregon babai i Draganit, Miqa.
Pas ardhjes në këtë anë pemësh, Lindita për herë të parë voli mjedra, manaferra dhe kumbulla. Ajo iu përshtat shpejt punëve bujqësore në familjen Miqiq, e cila ka tetë hektarë tokë të punueshme. Dallimet në zakone, traditë e ushqim thuaja sikur s’kanë ekzistuar.
“U mësua me ushqimet tona. I përgatit të gjitha. Ajo gatuan bukë. Kur ka ardhur ka pasur 20 vjet dhe menjëherë nisi të gatuajë bukë dhe të përgatisë gjellëza”, tregon Sllavica, e ëma e Draganit.
Edhe pse ishte gati e sigurt që kjo anë do të boshatiset, në saje të shqiptareve të reja u bën me fat shumë të rinj në Podgorinë (Serbi).
“Janë disa sosh në Gunajc, Dragodol, në Skadar dhe në Stava, atje poshtë. Si i kanë gjetur?! I gjejnë çfare u duhen”, thotë Marija Aleksiq.
Ndonëse kanë lidhur kurorë sipas zakoneve civile dhe kishtare, administrata serbe Linduitebn e njeh si të huaj që qëndron në Serbi. Ajo paguan taksen e qëndrimit, ndërsa për vizën që jepet me afat të caktuar, çdo gjashtë muaj duhet të dalë jashtë vendit dhe të rikthehet. Për fat, kufiri me Bosnjën nuk është aq larg, po as ajo që bashkon djemtë dhe vajzat, thuhet në shkrimin e B92.