Policia e Kosovës mbrëmë pas mesnatës ka arrestuar tre të rinj në Prishtinë, të cilëve u është gjetur sasi narkotiku që dyshohet se ishte për konsum personal. Sinjali ka mësuar se si janë arrestuar tre të dyshuarit dhe iu sjell detajet.
Në Prishtinë, më saktësisht në Veternik, Policia e Kosovës ka ndalur një veturë të tipit “Golf”, në të cilën ishte një person.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se pas kontrollit, të riut i është gjetur sasi e narkotikëve.
E njëjta gjë i ndodhi edhe një të riu tjetër i cili në momentin kur është ndaluar nga Policia ishte në veturën e tipit “BMW” dhe iu gjetën narkotikë.
Të njëjtin ‘fat’ e pati edhe një person tjetër, i cili u ndal nga Policia dhe iu gjet sasi e narkotikëve. I dyshuari i tretë ishte në veturën e tipit “BMW”.
Tre të dyshuarit fillimisht janë dërguar në Stacionin Policor në Prishtinë e pastaj janë intervistuar.
Me urdhër të prokurorit kujdestar ndaj tyre është iniciuar rasti “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.