Rritja e tatimit në pronë, Hekuran Murati raporton sot para deputetëve

Prishtinë | 27 Jan 2023 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, të premten do të raportojë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. Temë diskutimi do të jetë “Rritja e vlerës së faturave të tatimit në pronë”.

Rritja e faturave të tatimit në pronë, u kritikua nga qytetarët dhe nga partitë opozitare.

Ankesa pati edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), të cilët deklaruar se këtë vendim e ka marrë niveli qendror.

Mbledhja pritet të fillojë në orën 13:30 në Kuvendin e Kosovës.

Arsyetimi i Ministrisë ishte se përgjatë vitit 2022 është kryer vlerësimi i përgjithshëm i tokave dhe objekteve rezidenciale si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit, për të cilat janë njoftuar të gjitha komunat.

Departamenti i Tatimit në Pronë, sipas ministrisë, ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për metër katror për objekte dhe toka. Derisa, vlerësimi i përgjithshëm është kryer duke u bazuar në vlerën e tregut me ç’rast Departamenti i Tatimit në Pronë ka përdorur disa të dhëna.“

Kontrata të shitblerjeve për prona rezidenciale (jo më të vjetra se 3 vjet); intervista me agjentë të shitjes së pronave të paluajtshme; anketime të pronarëve të pronave; intervista me zyrtarë bankash në lidhje me vlerat e pronave që përdoren si kolateral; vlera të pronave që janë shpronësuar; të dhëna të qirave; dhe të dhëna nga kompani të ndërtimit”, u tha në njoftim.

Të ngjashme