Në 6-mujorin e parë të këtij viti, Shqipëria ka shënuar rritjen ekonomike më të madhe në 8 vitet e fundit.
Përmes një grafiku që ilustron rritjen progresive ekonomike gjatë viteve të fundit, Kryeministri Edi Rama sjell statistikat vit pas viti, të cilat flasin për një rritje ekonomike në nivelin 4.39% në 6-mujorin e parë 2018.
“Mirëmëngjes dhe me ecurinë e rritjes reale së ekonomisë tonë, që për 6-mujorin e parë të këtij viti ka shënuar rritjen më të lartë në 8 vitet e fundit, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Konkretisht referuar shifrave të 6-mujorit, në vitin 2014 rritja ekonomike në vend ishte në nivelin 1.45%, ndërsa në vitin 2018 arrin në nivelin 4.39%.