Banorët e lagjes “Arbana” në Prizren kanë përfituar rrjet të ri energjetik. KEDS-i ka investuar në këtë lagje duke vendosur një trafo të re si dhe 44 shtylla.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se synim kryesor i këtij investimi ka qenë përmirësimi i infrastrukturës dhe furnizimi më i mirë i energjisë elektrike.
“Është vendos një trafo e re me fuqi 400 kVA, si dhe janë vendosur 44 shtylla betoni për tension të ulët”, tha Buzhala.
Sipas tij, përveç trafos dhe shtyllave, në këtë lagje është bërë edhe ndërrimi i kabllove.
“Janë vendosur 3000 metra kabllo nëntokësore për tension të mesëm dhe 2000 metra kabllo ajrore për tension të ulët”, tregon Buzhala. Ai shtori se nga ky projekt kanë përfituar 50 konsumatorë.
Ndërkaq, banorët e lagjes “Arbana”, thonë se ky investim ka qenë i nevojshëm.
Adem Krasniqi tha se me këtë investim të KEDS-it, është përmirësuar furnizimi me energji elektrike në këtë lagje . “Rrjeti elektrik ka qenë shumë i vjetër”, tregon Krasniqi.
Ai falënderon KEDS-in për investimet që ka bërë në këtë lagje.“Vendosja e trafos së re ka përmirësuar furnizimin me energji elektrike,prandaj falënderojmë KEDS-in për këtë investim”, tha Krasniqi.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ,tha se ky investim është bërë pikërisht për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike.
Ai premton se KEDS, gjatë këtij viti, do të investojë edhe në lagjet e tjera të Prizrenit.
“Sigurisht, do të vazhdojmë me investime në mënyrë që rrjeti të jetë në standardet e kërkuara për të gjithë konsumatorët”, tha Buzhala.