Dy persona janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmë në aksident rrugor Suharekë-Prizren.
Raporti i policisë sqaron se shoferi i makinës kishte humbur kontrollin dhe ishte rrokullisur. “Si pasojë dy pasagjerët që po udhëtonin në makinë kanë marrë lëndime trupore” thuhet në raport. I njëjti sqaron se viktimat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë.