Rrokulliset një veturë në Plavë të Dragashit, dy të lënduar

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 22:59 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur, sonte në mbrëmje, te vendi i quajtur “Te Pishat” në fshatin Plavë të Dragashit.

Në këtë aksident kanë pësuar lëndime dy persona, të cilëve iu është ofruar ndihma e shpejtë, ka bërë të ditur policia në Dragash për TV Opoja.

“Të lenduarit janë dërguar me urgjencë për në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.

Sipas policisë, dyshimet e para janë për vetaksident, ndërsa njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme