Policia raporton se në Istog, një person gjersa ka qenë duke lëvizur me traktor në rrethana të panjohura ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, me ç’rast ka gjetur vdekjen e menjëhershëm.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.