Vetura godet traktorin, lëndohet një person

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur në fshatin Dobërçan të Gjilanit.

Si pasojë e aksidentit një person ka marr lëndime të lehta trupore.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit.

“Rreth orës 16:40 ka ndodhur një aksident në fshatin Dobërçan. Në aksident kanë qenë të përfshira një traktor dhe një veturë. Deri tek aksidenti ka ardhur nga mospërshtatja e ngasjes me kushtet e rrugës. Vetura ka goditur traktorin dhe lëndime të lehta ka marr drejtuesi i traktorit”- tha Hashani.

“I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe rasti është proceduar për në Gjykatë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme