Rrokullisja e veturës në Novobërbë, policia jep detaje: Veturën ishin duke e vozitur dy policë

Prishtinë | 19 Dhj 2022 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Policia ka njoftuar në raportin 24, se në Novobërdë kishte ndodhur një vetëaksident, ku një veturë ishte rrokullisur.

Lidhur me rastin për Telegrafin ka dhënë detaje, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se në veturë ishin dy policë që dyshohet se si pasojë e kushteve atmosferike iu ka humbur drejtimi dhe pastaj ishin rrokullisur.

Të njëjtit sipas Hashanit janë jashtë rrezikut për jetë duke pësuar vetëm disa lëndime trupore.

“Dyshohet se për shkak të kushteve atmosferike, dy policë që ishin duke vozitur veturën e kishin humbur kontrollin dhe me ç’rast edhe ishin rrokullisur. Për momentin janë jashtë rrezikut për jetë, me pak lëndime trupore”, tha ai.

Të ngjashme