Rron Gjinovci thotë se do ta nxirrte jashtë me sigurim e polici babain e Agon Musliut, djaloshit që u vetëvra në karantinë

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 20:08 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti i shoqërisë civile, njëherit edhe Drejtori Gjeneral i Organizatës për Rritjen e Cilësisë së Arsimit në Kosovë (ORCA), Rron Gjinovci, i ka komentuar deklaratat e babait të Agon Musliut, Naim Musliut.

Naim Musliu, që është babai i Agon Musliut, të riut i cili kishte gjetur vdekjen në periudhën e karantinimit në Kosovë, sot ka dhënë deklarata përpara Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë.

Deklaratat e Naim Musliut, ishin mjaftë kritikuese për udhëheqësit institucioneve të Republikës së Kosovës, në kuadër të Qeverisë Kurti. Ai i kritikoi vazhdimisht, ish- Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, e po ashtu edhe ish- Ushtruesin e detyrës së Ministrit të Punëve te Mbrendshme, Xhelal Sveçla.

Deklaratat e Musliut duket se e kanë penguar, Rron Gjinovcin, i cili këto deklarata i ka quajtur si deklarata të lodhta politike, teksa babain e Agonit, e ka quajtur si një militant të LDK-së.

“Me kon un kryesus i komisionit hetimor parlamentar, e kisha qite jashte me sigurim dhe polici militantin e LDK-së qe po e instrumentalizon vetevrasjen e djalit t’vet per me dhon deklarata tlodhta politike”.

Gjinovci, deklaratat e Musliut i ka komentuar përmes një statusi në rrjetin social facebook.

Të ngjashme