Disa persona mbetën të plagosur pasi një rrufe goditi një pemë brenda një parku argëtimi në jug të Suedisë, njoftuan autoritetet dhe drejtuesit e parkut.
Sipas një njoftimi të parkut Tosselilla Sommarland, një stuhi e fortë përfshiu zonën gjatë së dielës, duke shkaktuar disa goditje rrufeje.Sot patëm një stuhi të fortë mbi Tosselilla, e cila solli disa goditje rrufeje në zonë. Si pasojë, disa persona mbetën të plagosur”, thuhet në reagimin e parkut.
Fillimisht autoritetet raportuan se nuk kishte persona me lëndime të rënda. Megjithatë, më vonë u bë e ditur se një grua 45-vjeçare u transportua në spital në gjendje të rëndë.
Dy persona të tjerë u dërguan me ambulancë për trajtim mjekësor, ndërsa dy të rritur dhe pesë fëmijë morën ndihmë në vendngjarje për lëndime të lehta.