Rruga Brezovicë-Prevallë hapet për qarkullim

Prishtinë | 08 Jan 2017 | 20:35 | Nga

Rruga rajonale Brezovicë-Prevallë është hapur për qarkullim, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Sipas MI-së, po vazhdohet të punohet në zhbllokimin nga bora e rrugës Brezovicë-Qendra e Skijimit.

Sipas ministrisë, rrugët nacionale dhe rajonale vazhdojnë të jenë lehtësisht të qarkullueshme.

Sidoqoftë, Ministria e Infrastrukturës iu bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes maksimal në komunikacion duke respektuar rregullat e përcaktuara me ligj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme