Rruga e Abdixhikut për ta shpëtuar Vjosën

Prishtinë | 06 Kor 2023 | 08:28 | Nga Afrim Kasolli

Nga synimet për ta shpëtuar Kosovën në qëllim për ta shpëtuar Vjosën. Ky pak a shumë mund të konsiderohet bilanci i fillimit të rrugës së tretë të Lumir Abdixhkut të LDK-së.

Me të përfunduar ai takim i shumëpërfolur dhe i amplifikuar nga një propagandë mediale, Lumiri ia kumtojë shoqërisë kosovare hapin e ardhshëm historik që e ka ndërmend ta bëjë.

Se ai ka plane të takohet edhe me Presidenten Vjosa Osmani, sepse ky vend “ka njerëz që i dalin zot e nuk rrinë duarkryq”, për ta shpëtuar Kosovën nga Kurti.

S’ka asgjë më cinike sa kjo nismë. Madje në këtë drejtim iniciativa e PDK-së, ( nuk është me rëndësi se çka mendoj unë për të) është tejet më e avancuar dhe koherente. Sepse sipas bindjes së kësaj partie përgjegjës për këtë situatë janë të dy mbartësit kryesore të institucioneve.

Ndërkohë, Lumiri vetëm na tregojë se është i pushtuar nga ankthi dhe trauma për mentoren e tij politike se si ta krijojë një përshtypje në opinion se Vjosa dallon nga Kurti, prandaj edhe do të takohet me të për hir të Kosovës.

Ta lë Kurtin në vetmi. Pavarësisht faktit se ngritja politike e Vjosës dhe Lumirit, është rezultat i bashkimit sinergjik dhe politik me Kurtin. Dhe i të njëjtës frymë populiste, kundër çdo gjëje që ishte arritur në të kaluarën. Edhe i koordinimit me ndërkombëtarët.

Kjo qasje mund të shërbejë si iluzion për të krijuar një ndjesi lehtësie në hotele luksoze në qendër të kryeqytetit, por asgjë më shumë.

Të ngjashme