Nga Lidhja Demokratike e Kosovës theksojnë se ka marrë fund mundësia e një koalicioni parazgjedhor ndërmjet kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova tha për Gazetën Blic se kjo çështje tashmë ka përfunduar.
”Jo nuk ka më, çështja e koalicioneve ka përfunduar nuk ka më ndonjë gjë të tillë”.
I pyetur nga Gazeta Blic se a ka gjasa që të ketë koalicion paszgjedhor me VV-në, nëse LDK del e para, Rugova la të nënkuptojë se mund të ndodh koalicioni me Vetëvendosjen por kjo e gjitha varet se si rrjedhin gjërat në zgjedhjet e parakohshme.
Gjatë ditë së sotme disa media kanë shkruar se LDK gjatë ditës pritet të zhvillojnë një takim me krerët e Vetëvendosjes për të shikuar mundësinë e bashkëpunimit që do t’i fuste këto dy parti brenda një liste zgjedhore.
Mirëpo, ishte Rexhep Selimi i VV-së, ai i cili tha se nuk do të ndodhë kurrfarë koalicioni me LDK-në e AKR-në.
Mbrëmë LDK ka nënshkruar marrëveshje me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe me Alternativën e Mimoza Kusari-Lila.