Rukiqi flet për problemin e furnizimit me rrymë, kërkon tarifë të veçantë për prodhuesit

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 11:42 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës  Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka propozuar që të vendoset një tarifë të veçantë të energjisë elektrike për prodhuesit, raporton Ekonomia Online.

Rukiqi tha se deri në pranverën e vonshme të vitit 2022 nuk pritet stabilizim i çmimeve. Ndërsa, theksoi se nuk pritet kthimi në çmimet e vitit 2019.

“Ndikimet po vërehen në bazë të dinamikës së energjisë elektrike. Kjo ndodh në bazë të çrregullimit të tregut duke ndikuar edhe në qarkullimin e prodhimit të kompanive të caktuara kudo në Evropë”.

“Që nga korriku kemi një rritje të çmimeve të thëngjillit dhe gazit, nëse krahasojmë me vitin 2019 është për gjashtë herë më shumë. Nuk pritet me u stabilizua deri tek pranvera e vitit 2022, dhe nuk do vinë me çmimin e njëjtë siç kanë qenë më parë, por shumë herë më të larta”, theksoi tutje ai.

Ai mes tjerash tha se për Kosovën kjo do jap ndikimin e vet shumë te madh sidomos mbi fushën e energjisë, rastin e Feronikelit, por edhe raste të çështjes së ujit dhe të ngrohjes.

“Mbi 60% e bizneseve e kanë përmendur ndikimin negativ të kostos së energjisë elektrike në kostot totale. Kemi rastin e Feronikelit, pastaj çështjen e energjisë dhe çështjen e ujit dhe të ngrohjes”.

Ai propozon disa Rekomandime për vendin që do mund të ndikonin në krejt këtë situatë në të ardhmen.

“Një element tjetër që ne propozojmë është tarifa industriale e veçantë për prodhuesit, gjithmonë një kosto e përballueshme për ta. Do të insistojmë që ta zgjidhim në një kohë të caktuar, dhe ku bizneset e paguajnë pjesën më të madhe të energjisë. Ne dështuam me projektin e Termocentralit, dhe të shohim se si do shkoj tutje kjo”.

Të ngjashme