Rukiqi i quan manipulime grafikonet e Muratit, 30 000 qytetarë i janë shtuar listës së varfërisë

Prishtinë | 17 Mar 2024 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka reaguar pas postimit të ministrit të ekonomisë, Hekuran Murati, i cili në një postim të dielen flet për rritje ekonomike.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se Murati po manipulon me grafikone, duke e krahasuar një vit me recesion (rritje negative ekonomike) dhe aktivitet të përgjysmuar ekonomik – me një vit me inflacion.

Sipas tij, mbi 30 mijë qytetarë i janë shtuar listës së varfërisë.

Postimi i plotë i Rukiqit:

Ja si manipulon një i paaftë i pushtetit
Një vit me recesion (rritje negative ekonomike), me aktivitet të përgjysmuar ekonomik, e krahason me një vit me inflacion, me rritje çmimesh, rrjedhimisht me qarkullim të rritur, jo nga rritja reale e aktivitetit ekonomik, por nga rritja e çmimeve, në kurriz të qytetareve të vendit.

Ministër,, qytetarët në hall, po marrin kredi dhe mbitërheqje në banka, me norma të larta të interesit, për të përballuar shpenzimet.

Mbi 30000 qytetarë i janë shtuar listës të të varfërve.

Këta qytetarë që nuk mund të përballojnë jetën e shtrenjtë, do të duhej të ishin brenga jote, e jo manipulimi me grafikone. Fatkeqësisht, për vendin dhe qytetarët, ti je ndër të paaftit e shumtë në këtë qeveri.

Të ngjashme