Rukiqi merr pjesë në konferencën rajonale “Ballkani dhe BE–pesë vjet nga procesi i Berlinit”

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi mori pjesë në Konferencën Rajonale me temën “Ballkani dhe BE – pesë vjet nga procesi i Berlinit” që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Në këtë konferencë të rëndësishme ishin të pranishëm për të dhënë fjalën e tyre kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kancelari Austriak Sebastian Kurz, kryetarët e Odave Ekonomike të Rajonit, zyrtarë të lartë të BE-së dhe ekspertë ndërkombëtarë.

Me theks të veçantë u diskutua për perspektivën ekonomike të rajonit dhe zhvillimet ekonomike dhe politike të vendeve të Ballkanit. Mes tjerash u fol edhe për rolin e Odave në promovimin e vlerave Evropiane dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon përmes krijimit të platformave të përbashkëta zhvillimore”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme