Rumania i dhuron Shqipërisë 150 mijë doza vaksine anti-Covid

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Rumanisë ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150 mijë doza vaksine antiCovid.

Lajmin e bëri të ditur sot, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili i shprehu mirënjohjen presidentit rumun Klaus Iohannis dhe kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë.

Gjithashtu, Balla falënderoi edhe ambasadorin e Rumanisë në Tiranë, Octavian Șerban me të cilin thekson se ka një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona.

Të ngjashme