Pas suksesit të treguar në tregun vendor, kompania Frutex me brendin Golden Eagle po vazhdon eksportin dhe zgjerimin në tregjet e reja ku deri më tani numëron mbi 30 vende. Kësaj liste, nga sot i shtohet edhe Rumania.
Falë kësaj marrëveshje sot është nisur kontingjenti i parë për në Rumani dhe së shpejti konsumatorët në këtë shtet mund ta gjejnë pijen energjike Golden Eagle në dyqanet e këtij vendi.
Cilësia sipas standardeve ndërkombëtare, ka bërë që pija energjike Golden Eagle të jetë një konkurrente e fortë në tregun ndërkombëtar. “Golden Eagle” sot është lider në viset shqiptare dhe është një ndër produktet kosovare më të shitura në tregun ndërkombëtar, theksohet në një njoftim të kompanisë nga Suhareka.