Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç ka paralajmëruar se rundi i ri i dialogut teknik midis Kosovës e Serbisë në Bruksel do të zhvillohet nga data 19 deri më 21 mars.
Në rend të ditës do të jetë zbatimi i marrëveshjeve – Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS), për Energjetikën, urën mbi Ibër në Mitrovicë, Lëvizjen e lirë dhe administrimin e integruar të kufirit, ka njoftuar Kocijançiç, transmeton Koha.net.
Ajo ka thënë se të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen.