Rusia dërgon në burg ushtarët ukrainas, s’tregon nëse do t’i trajtojë si kriminelë apo robër lufte

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 900 luftëtarë ukrainas, të cilët janë mbajtur në Mariupol, në fabrikën e çelikut Azovstal janë dërguar në një burg veçmas për ta në një territor që kontrollohet nga Rusia, ka thënë Moska.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha të mërkurën se 959 persona të shërbimit ukrainas janë dorëzuar që nga e marta. Prej tyre, 51 po trajtoheshin për lëndimet e tyre dhe pjesa tjetër ishte dërguar në një ish-koloni burgu në qytetin Olenivka në një zonë të kontrolluar nga Rusia në rajonin e Donetskut.

Ministria e Mbrojtjes në Kiev tha se shpresonte për një “procedurë shkëmbimi… për të riatdhesuar sa më shpejt të jetë e mundur këta heronj ukrainas”, sipas AFP.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse ata do të trajtohen si kriminelë apo robër lufte, meqë zëdhënësi i Kremilinit, Dmitry Peskov ka refuzuar të tregojë për fatin e tyre.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u zotua se do të bëjë “çdo gjë të nevojshme” për të shpëtuar ata që janë ende nëpër bunkerë dhe tunele në fabrikën e çelikut, por pranoi se nuk kishte asnjë opsion ushtarak në dispozicion.

Të ngjashme