Rusia ka shënuar më shumë gola në ndeshjen e parë të botërorit të sivjetmë se që kishte shënuar gjatë tërë botërorit të mbajtur katër vjet më parë në Brazil.
Në Brazil rusët realizuan vetëm dy herë në tri ndeshje në grup, shkruan Koha Ditore.
Performanca e Rusisë ndaj Arabisë Saudite ishte aq impresive sa Vladimir Putin u ndje i detyruar të thërrasë përzgjedhësin Stanislav Cherchesov gjatë konferencës së tij pas ndeshjes, duke i thënë atij që të përcjellë te lojtarët urimet për fitoren.
Rusia e fitoi 5:0 ndeshjen hapëse të botërorit ndaj Arabisë Saudite, më 14 qershor.