Rusia fton Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të bëhen pjesë e Bashkimit Ekonomik Euroasian

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Pasi Bashkimi Europian iu refuzoi çeljen e negociatave Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, vjen një mbështetje nga Rusia.

Përfaqësuesi i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov deklaroi nga Forumi Ekonomik EuroAsian ftoi të gjitha vendet e refuzuara nga Bashkimi Europian që të gjejnë mirëkuptim dhe t’i bashkohen Bashkimit Ekonomik Eurasian.

“Kush u refuzua nga BE duhet të gjejë mirëkuptim në Bashkimit Ekonomik Eurasian. Bashkimi Europian duhet të zgjerojë gjeografinë dhe kontaktet dhe të dëgjojë ide dhe qasje të pjesëmarrësve të tjerë”, tha diplomati rus në këtë samit që u mbajt në Itali të premten e shkuar.

Mes të tjerash diplomati rus tha se këto vende mund të kenë më shumë benefite në Bashkimin Ekonomik Eurasian/BW.

Të ngjashme