Rusia i kërkon shpjegim Holandës për atasheun e saj në Hagë

Prishtinë | 31 Tet 2022 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Jashtme ruse ka ftuar në bisedë ambasadorin holandez në shenjë proteste për atë që pretendon se ishte tentim nga inteligjenca britanike për të rekrutuar atasheun ushtarak rus në Ambasadën ruse në Hagë.

Në deklaratë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha më 31 tetor se u bën thirrje autoriteteve holandeze që të ndalojnë “shtetet që Holanda i quan aleatë” nga ndërmarrja e veprimeve të tilla “jomiqësore”.

Rusia po ashtu paralajmëroi Holandën se mosndërmarrja e veprimeve mund të çojë “në degradimin e mëtejmë të raporteve dypalëshe”.

Rusia pretendoi më 20 tetor se një përfaqësues i shërbimit të inteligjencës britanike tentoi të rekrutonte atasheun ushtarak në Ambasadën ruse në Hagë.

As Qeveria holandeze, e as inteligjenca britanike nuk kanë komentuar për këtë akuzë

Të ngjashme