Rusia ka kryer tri teste me raketa balistike

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 12:06 | Nga

Rusia ka kryer disa teste me raketa balistike, më 26 tetor në “ tokë, hapësirë dhe det”, si pjesë e programit strategjik bërthmorë, ka njoftuar ministria e mbrojtjes.

Tri raketa balistike janë hedhur nga lokacione të ndryshme, dy nga deti Okhotsk, në veri të Japonisë dhe një nga deti Barents, në oqeanin Arktik .

Në deklaratë thuhet se forcat ushtarake ruse “po bëjnë ushtrime për të menagjuar forcat e tyre bërthamore”.

Ndër të tjera, në deklaratë thuhet se të gjitha objektivat e operacionit janë kryer me sukses.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme