Rusia kërkon të inspektojë aktivitetet e ushtrisë shqiptare

Prishtinë | 28 Sht 2016 | 00:47 | Nga

Rusia ka kërkuar nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), të kryejë monitorime ushtarake në Shqipëri dhe Kroaci.

Në një raportim të agjencisë Sputnik, shkruhet se Rusia kërkon që ekspertë të saj të vizitojnë bazat ushtarake në Shqipëri, të kenë mundësi të informohen për aktivitetet ushtarake, të marrin informacion për njësitë në zonat specifike dhe informacione si të jenë pjesë e stërvitjeve ushtarake që kryejnë Forcat e Armatosura Shqiptare.

Agjencia i referohet deklarimit të bërë nga Sergei Ruzhkov, drejtues i Qendrës për Reduktimin e Rrezikut Bërthamor në Rusi.

Sipas tij, “inspektimi kryhet për të përcaktuar shkallën e aktivitetit ushtarak të deklaruar në një zonë të caktuar ose për të konfirmuar mungesën e aktivitetit ushtarak në një zonë ku duhet bërë deklarimi paraprak’.

“Zona e monitoruar do jetë 12 mijë kilometër katror në Shqipëri dhe 16 mijë kilometër katror në Kroaci”, tha ai.

Reagimi rus vjen pas një seri stërvitjesh ushtarake të organizuara nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë me partnerët e saj. Në stërvitjet e para disa ditëve morën pjesë edhe Forcat e Armatosura të Kosovës (FSK).

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/stervitje-e-perbashket-e-fa-fsk-dhe-british-army-foto/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme