Rusia konfirmon vdekjen e parë nga Coronavirusi

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Qendra e monitorimit të koronavirusit në Rusi konfirmoi vdekjen e një gruaje të moshuar me virus në një spital në Moskë.

79 vjeçaja u testua pozitive pasi u dërgua në spital të premten e kaluar.

Gruaja, e cila vdiq nga pneumonia në kujdesin intensiv, kishte probleme të tjera të rënda shëndetësore, përfshirë diabeti tip 2 dhe sëmundje koronare të zemrës.

“Kontaktet e ngushta të pacientit janë identifikuar dhe vënë nën vëzhgim mjekësor. Asnjë prej tyre nuk ka simptoma të rënda të sëmundjes,” tha qendra.

Rusia ka identifikuar 147 raste të koronavirusit deri më tani, me shumicë në Moskë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se situata me koronavirusin në vend është “nën kontroll”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme