Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Evropën derisa të hiqen sanksionet

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Rusia ka ndërprerë furnizimet me gaz për Europën derisa Perëndimi të heqi sanksionet e vendosura.

Furnizimi i Rusisë me gaz në Evropë përmes gazsjellësit Nord Stream 1 nuk do të rifillojë plotësisht derisa “perëndimi kolektiv” të heqë sanksionet kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, ka thënë Kremlini.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin, fajësoi sanksionet e BE-së, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë për dështimin e Rusisë për të ofruar gaz përmes tubacionit kyç, i cili dërgon gaz në Gjermani nga Shën Petersburg përmes detit Baltik.

“Problemet me pompimin e gazit erdhën për shkak të sanksioneve që vendet perëndimore vendosën kundër vendit tonë dhe disa kompanive.

Nuk ka arsye të tjera që mund të kenë shkaktuar këtë problem të pompimit,” tha Peskov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Komentet e Peskov ishin kërkesa më e ashpër deri më tani nga Kremlini që BE të heqë sanksionet e saj në këmbim të rifillimit të dërgesave të gazit nga Rusia në kontinent.

Të ngjashme